Liberalët e kryeministrit kanadez në pushtet, Justin Trudeau duket se janë të vendosur për të qenë forca më e madhe në parlamentin e Kanadasë, sipas parashikimeve të Korporatës Kanadeze të Transmetimit, CBC.
Sipas parashikimeve të transmetuesit, liberalët do të udhëheqin një qeveri të pakicës.
Liberalët po udhëheqin me kandidatët e zgjedhur, ku kryesojnë në 145 nga 338 vendet në Dhomën e Deputetëve.
Pragu i shumicës parlamentare është 170 vende.
Në zgjedhjet e mëparshme partia e Trudeau kishte fituar 184 deputetë.
”Deri tani, liberalët janë në kuotën e 118 vendeve”, sipas parashikimeve të CBC.
/dpa/a.r