Deputetja e opozitës së re, Majlinda Halilaj, është bërë objekt i shumë komenteve gjaët ditëve të fundit, pasi fjalimi i saj në Parlament javën e kaluar përmbante gafa të tmerrshme gjuhësore, ishte i pakuptueshëm dhe fjalët ishin gjymtuar deri në pikën që nuk kishin kuptim.
Pikërisht fjalimi i saj ka ngjallur reagime nga më të ndryshmet, ndërkohë që nuk kanë munguar imitimet në emisionet e humorit në vend.
Halilaj është deputete e listës së PD-së në zgjedhjet e 2017-ës, duke u prezantuar nga Lulzim Basha si pjesë e skuadrës që do të sillte Republikën e Re.