Kishte shkuar në fshatin e origjinës viktima Lazër Arraj, per te marre zahirete e dimrit, por mbeti i pajete teksa u qëllua me arme zjarri teksa transportonte me kuaj produktet ushqimore nga arat e fshatit drejt rrugës kryesore të makinave.
Ishin të afërmit e tij ata që kanë parë 55-vjeçarin shtrirë në rrugë pa shenja jete dhe lajmëruan policinë e Shkodrës.
“Ky shtetas ka qenë duke transportuar disa produkte ushqimore me kuaj nga ara në rrugën e makinës, produkte këto të cilat do t’i sillte më pas me makina rasti në Shkodër. Një apo disa persona e kanë qëlluar me automatik dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur”, raportojnë banor të zonës.
Shkodër/Informacion paraprak
Me datë 21.10.2019, rreth orës 12:00, në fshatin Shosh, Shkodër, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi L. A. 55 vjeç, banues në fshatin Palaj, Shosh, Shkodër.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit.
g.kosovari