Menjëherë pas deklaratës nga Selia e PD, ku kërkonte zgjedhje të parakohshme dhe hidhte sulme ndaj kryeministrit Rama për refuzimin e hapjes së negociatave, kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha po zhvillon një takim me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.
Norman ka mbërritur në selinë blu dhe ka nisur takimin me kryedemokratin. Basha dhe Norman pritet të bisedojnë për situatën politike në vend si dhe për refuzimin e hapjes së negociatave për anëtarësim në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ky takim vjen pas thirrjes së kryedemokratit Basha drejtuar qeverisë, ku kërkoi prej saj të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut, e cila vendosi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas dështimit për hapjen e negociatave me BE.
g.kosovari