Pasi nuk arriti të merrte mbështetjen e parlamentit për marrëveshjen e re të Brexitit, Kryeministri britanik Boris Johnson i kërkon zyrtarisht Brukselit shtyrjen e afatit të përfundimtar të përmbylljes së procedurave të shkëputjes nga unioni, për më 31 Janar.
Kërkesën ia bëri përmes një letre drejtuar presidentit në detyrë të Komisionit Europian, Donald Tusk. Por letra nuk mban nënshkrimin e Johnson dhe kjo tashmë ngjall dyshime për vlefshmërinë ligjore të saj. Gjykata Supreme Civile do të nisë shqyrtimin e kësaj çështjeje të hënën.
Ndërsa në një tjetër letër të nënshkruar prej tij, Johnson shprehet kundër shtyrjes së afatit të Brexitit, çka sipas tij dëmton interesat e Britanisë së Madhe. Në total, Londra i ka dërguar Këshillit Europian 3 letra, njëra prej të cilave është e ambasadorit britanik në Bruksel.
Presidenti Tusk shkroi në Twitter se e kishte pranuar letrën dhe se do të diskutonte me krerët e vendeve anëtare. Megjithatë, gjasat janë të pakta që kërkesa për shtyrjen e afatit përtej 31 Tetorit të mbështetet. Ndër kundërshtarët kryesorë është presidenti francez Emannuel Macron.
Kryeministri Johnson është i detyuar me ligjin e miratuar me nismën e opozitës të mos dalë nga unioni pa një marrëveshje.
/a.r