Vendimi i radhës i Bashkimit Europian për të shtyrë sërish fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura evropiane dhe botërore.
Kritikëve u është bashkuar edhe djali i filantropisit të njohur, George Soros, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur.
Pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE, ka reaguar Alexander Soros.
“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill”, shkroi në Twitter, Alexander Soros.
“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionerit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë”, shkroi ai.
/a.r