Detaje të reja janë publikuar për zhdukjen e Gëzim Hysajt dhe Agron Mollaj natën 23 Gushtit të vitit 2018. Sipas “ABC News”, janë fikur qëllimisht të gjitha se kamerat e sigurisë përgjatë trajektores ku dyshohet se kanë lëvizur rrëmbyesit e dy burrave dajë dhe nip.
14 muaj pas zhdukjes së dajë e nip, hetuesit kanë zbuluar që mosfunksionimi i kamerave nga kryqëzimi i Dobraçit deri në qendër të Shkodrës, dhe nga kryqëzimi i Rusit deri në Unazë, nuk ishte një rastësi, por pronarët janë urdhëruar nga dikush.
Është kjo trajektorja ku dyshohet se kanë lëvizur autorët e zhdukjes së Gëzim Hysajt dhe nipit të tij Agron Mollaj në mbrëmjen e 23 Gushtit 2018.
Pronarët e subjekteve u justifikuan fare thjesht, “nuk e dimë ç’ka ndodhur”.
Këto prova dhe të tjera detaje mbi ngjarjen, kanë ngritur dyshime se Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, janë marrë peng dhe janë ekzekutuar. Por ngërç mbetet fakti se policia nuk ka kufomë në dorë.