Një nga themeluesit e Partisë Demokratike është treguar I ashpër mbrëmjen e së premtes me kryetarin aktual Lulzim Basha.
Arben Imami ka komentuar në studion e emisionit “Java në RTSH” gjendjen aktuale të opozitës si dhe lidershipin e PD. Imami tha se Lulzim Basha i është dorëzuar mazhorancës socialiste që prej marrëveshjes së vitit 2017.
Ai shtoi se sot kuotat e PD kanë renë në minimum, pasojë kjo edhe e shitjes së tij te Rama.
“Për mua qeverisja e Ramës është qeverisja më e zezë që ka pasur Shqipëria. Por që duke qenë se ka kapur edhe opozitën tani mund të bëjë çfarë të dojë. Opozita është kapur që në maj të 2017 kur Lulzim Basha doli nga çadra dhe bëri marrëveshjen. Pra në zgjedhje opozita punoi për Partinë Socialiste dhe jo për veten e saj” – tha Arben Imami në emisionin “Java në RTSH”.