Myftiu i Shkodres, imam Muhamed Sytari i bën thirrje diplomacisë shqiptare për rikthimin në atdhe të fëmijëve që janë në Siri. Ai thotë se Diplomacia dhe shteti duhet të punojnë për rikthimin e tyre në Shqipëri, pasi janë të pafajshëm.
Sipas myftiut të Shkodrës, prindërit u gënjyen nga propaganda false në Siri dhe tashmë femijët shqiptarë po vuajnë. Shumica prej tyre kanë humbur edhe prindërit.
“Familjet e shqiptareve te genjyer apo te mashtruar nga propaganda false te atyre diteve te kthehen nje ore e me pare ne vendin e tyre sepse nuk kane faj femijet e tyre per gabimet e prinderve dhe normalisht diplomacia me te gjitha format duhet te interesohet dhe te luaj nje rol vendimtar qofte edhe per kthimin e nje femije dhe çdo femije por edhe çdo shqiptar eshte i shenjte per token tone dhe ne si komunitet fetar i qendrojme thirrjeve tone dhe nuk terhiqemi as nuk e ndryshojme thirrjen tone per asnje arsye sepse eshte nje thirrje e drejte dhe ajo qe ka ndodhur ne Siri gjate ketyre viteve eshte nje zullum i madh te cilin nuk e kemi deshiruar dhe nuk e pranojme dhe nuk e pranon asnje mendje e shendoshe”, tha imami.
Janë shumë raste të fëmijëve shqiptarë, të cilët janë larguar familjarisht në Siri, por luftimet atje kanë bërë që shumë kryefamiljarë të kenë humbur jetën, duke lënë në mes të rrugës gra e fëmijë. Madje, shumë fëmijë janë nëpër kampe dhe në rrezik serioz për jetën.