Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe një pjesë të mesazhit të tij ia drejton presidentit të Francës, Emmanuel Macron.
Braçe thekson se kush pretendon se i njeh shqiptarët prej azilantëve, atëherë nuk i njeh hiç.
Braçe i kërkon Macron që të hedhë sytë nga tregu i punës në Francë, ku janë shqiptarët që bëjnë punët e francezëve, madje, sipas zv.kryeministrit, edhe duke u keqpaguar dhe diskriminuar.
“Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg; i bëjmë ne punët tuaja, madje më të rënat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar! Të paktën t’i njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.
Erjon Braçe falenderon edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila, sipas tij, “e njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës”.