Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë fundjavë, ashtu si edhe gjatë këtyre ditëve që kaluam parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakëta vranësirash në territorin shqiptar.
Po kështu, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për tu shpërbërë deri në orët e paradites.
Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme.
Ato parashikohen në:
zonat malore 8ºC deri në 23ºC
zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC
zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC
g.kosovari