Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit negativ për negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
Në një postim në twitter, Soreca i bën thirrje shqiptarëve të mos heqin gorë nga negociata, pasi një ditë do të beëhemi anëtarë të BE-së.
“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë fajtorë për këtë … Sot do të doja t’u dërgoja një mesazh miqve tanë: ju lutem mos hiqni dorë … Unë nuk kam asnjë dyshim absolutisht se një ditë do të bëheni anëtarë të plotë të BE-së”, shkruan Soreca.
“North Macedonia and Albania are not to blame for this…Today I would like to send a message to our 🇦🇱 and 🇲🇰 friends: please do not give up…I have absolutely no doubt that one day you will become full members of 🇪🇺”. @eucopresident https://t.co/D8tdVWsQko
— Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) October 18, 2019
g.kosovari
Na e ka thene edhe Kadarea,por Soreca,sic duket nuk e lexoka !