Pasi Maqedonia nuk arriti të marr datë për nisjen e bisedimeve me BE-në për integrim, gjërat në vend nuk janë njësoj më.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev më herët kishte thënë se do të shkatërrohet qeveria nëse nuk arrihet qëllimi me nisjen e rrugëtimit për integrim në BE.
Ashtu ndodhi, Maqedonia nuk e nisi rrugëtimin dhe tani është Qeveria e Maqedonisë në rrezik. Për këtë nga Qeveria kanë thënë se janë duke u bërë konsultimet e nevojshme në disa nivele të pushtetit dhe do të merret një vendim, sa më shpejt të jetë e mundshme.
“Kryeministri është kthyer, dhe janë duke u bërë konsultimet e brendshme në disa nivele të Qeverisë”, raporton agjencia e lajmeve ina.
POr agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se edhe me dorëheqjen e kryeministrit Zaev nuk do të bjerë qeveria.
Sipas burimeve të Zhurnal thuhet se kryeministrin Zaev do ta zëvendësojë Ministri aktual i Brendshëm, Oliver Spasovski. Ky i fundit do ta udhëheqë Qeverinë deri në përfundimin e mandatit të plotë, konkretisht deri në fund të vitit të ardhshëm.
Lajmin për dorëheqjen e Zaev e dha fillimisht agjencia italiane e lajmeve Ansa dhe më pas nisën aludimet.
Pritet të shihet se si do të jetë lëvizja e qeverisë por tanimë dihet se presidenti Stevo Pendarovski ka thirrur takim me faktorin politik në Maqedoni.
g.kosovari