Ish- kryeministri suedez dhe bashkëkryetar i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Carl Bildt ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Francës, Holandës dhe Danimarkës të cilat kanë kundërshtuar hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Bildt e konsideron si shkelje të angazhimit të mëparshëm dhe humbje të besimit të BE-së.
“Kjo nuk është një gjë e vogël! Duke bllokuar fillimin e bisedimeve për pranimin në Ballkan, Franca, Hollanda dhe Danimarka jo vetëm që kanë shkelur angazhimet e mëparshme, por edhe privuan Bashkimin Europian nga çdo qasje strategjike të besueshme për këtë rajon të rëndësishëm. Kush do t’i mbledhë pjesët?”, shprehet ai.
/a.r