Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në seancën e sotme plenare ka bërë një përmbledhje të shpenzimeve të buxhetit të shtetit. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se pjesa më e madhe e shpenzimeve kanë shkuar për mbrojtjen sociale.
Teksa tregoi shifrat konkrete të arritjeve në sektorë të ndryshëm, Elisa Spiropali tha se trendi i rritjes ekonomike ka ardhur si rezultat i reformave që janë ndërmarrë nga ana e qeverisë Rama.
“Gjatë vitit 2018 ekonomia vijojë tendencën pozitive të rritjes. Rritja e PPB arritI në 4.1 %. Ky nivel është katër herë më i lartë se buxheti i rritur në 2013. Asnjëherë nuk duhen harruar se në c‘derexhe i gjetëm financat publike. Reformat shtet-bërëse shënuan kthesën e madhe dhe kanë prodhuar rezultate të pakundërshtueshëm, por ne nuk kënaqemi, po janë për të siguruar se jemi në drejtimin e duhur. Sipas Bankës Botërore papunësia në 2018 shënoi nivelin më të ulët në histori në 11.5%. BB thekson se ritmi i rritjes së vendeve të punës u përshpejtua në tremujorin e parë të 2019″, tha ajo.
Ministrja, Elisa Spiropali u ndal gjithashtu edhe tek borxhi publik, ku tha se ky trend është në rënie. Ajo shtoi se në objektiva afatmesëm ky borxh pritet nga 68 % që është aktualisht, të zbresë në shifrat 60 % brenda vitit 2021.
g.kosovari