Vdekje e dhimbshme për një burrë, i cili në situatë ende të paqartë i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme duke u hedhur nga pallati.
Ngjarja ndodhi para pak minutash, rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” të kryeqytetit, raporton noa.al.
Policia tha se dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës ku jetonte, shtetasi Y. K., 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe thotë se po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ditët e fundit janë shënuar një seri vetëflijimesh dhe ky është rasti i katërt i vetëvrasjeve me hedhje nga lartësitë e objekteve ku kanë jetuar.
/a.r