“Dil në dritare se jam këtu”.
Ky ka qenë mesazhi i fundit që Dritan Haxholli i kishte dërguar Marsida Qatjas, teksa ishte dhe i armatosur me kallashnikov poshtë pallatit.
Detajin e ka nxjerrë në studion e emisionit Opinion, avokati Edmond Petraj, i cili është dhe avokati i bashkëshortit të Marsida Qatjas.
Pjesë nga emisioni…
Edmond Petraj: Marsida më kërkoi një ndihmë. Unë nuk është se jam avokati i Marsidës. E ndjek rastin duke qenë se ajo më kërkoi një trajtim ligjor. Në momentin që kam marrë vesh për ngjarjen besoj ka qenë rreth 30 orë që kishte ndodhur situata. Kur e kam parë edhe nëpër media, i kam thënë që ‘stop deklarimeve, çfarë po flet?’ Me një fjalë kam qenë unë personi që e ka frenuar.
Blendi Fevziu: Për çfarë e ke frenuar?
Edmond Petraj: E kam frenuar sepse e para e punës, për një çështje nën hetim dhe me një traumë psikike siç ishte ajo, nuk duhej të jepte deklarata. Sepse ju e kuptoni, jeni brenda një ambienti, ka ndodhur një breshëri. Një ngjarje shumë e pazakontë.
Blendi Fevziu: Si e dini ju ngjarjen, si jua ka treguar?
Edmond Petraj: Ngjarjen ajo e ka treguar edhe në një emision tjetër, në Top Channel, dhe ajo e ka trajtuar ashtu siç e dinte. Dhe unë kam qenë iniciatori ti do të tregosh ashtu siç e di ngjarjen. Me një fjalë, trajtoje, juridikisht ashtu siç e ke bërë deklaratën. Tani se mund të ketë shtesa, lidhje e këto, mua nuk më interesojnë fare këto. Problemi është që kemi një sms të ardhur në drejtim të saj “Dil në dritare se jam këtu”. Një person i ka ardhur me kallashnikov.
/a.r