Është zbardhur autori që alarmoi policinë pas një telefonate të rreme të bërë nga burgu i Drenovës ku thuhej se në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo ishte vendosur një sasi lënde plasëse.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas telefonatës fshihej Neim Behari, 34-vjeçari i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës për vrasje.
Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se Neim Behari, kishte telefonuar Policinë nga ambientet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit Kuqo, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.
/a.r