Deputeti i grupit parlamentar demokrat, Halit Valteri në një intervistë për Ora News ka zbuluar prapaskena nga takimi i demokratëve për shkarkimin e Rudina Hajdarit nga detyra.
Sipas Valterit, shkresat që janë paraqitur në media janë jo koherente, madje ai dyshon edhe për falsifikim firmash. Valteri tha se në kohën kur është firmosur shkresa deputetët Myslim Murrizi dhe Alban Zeneli kanë qenë në takime diplomatike, jashtë vendit.
Përkatësisht Myslim Murrizi në Mbretërinë e Bashkuar dhe Alban Zeneli, në Spanjë.
Halit Valteri: Kemi pasur gjithmonë përplasje idesh dhe mendimesh, por kemi qenë në unison në grup. Dy kushtet kryesore për funksionimin e grupit ishin zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe ndryshimi i sistemi për vazhdimësinë e parlamentit. Ato shkresa dhe ai takim që është bërë nga grupi ka një problematikë. Nuk ka qenë në rend dite shkarkimi i Hajdarit, ishte një takim normal i grupit. Nuk kemi të bëjmë me një përçarje të grupit. Ato shkresa nuk janë koherente. Nuk mendoj se janë firmat e tyre ato të hedhura aty, sepse dy nga ata kanë qenë në vizita diplomatike. Alban Zeneli ka qenë në Spanjë dhe Myslim Murrizi ka qenë në Mbretërinë e Bashkuar. Ato shkresa ishin për t’i lënë kohë Hajdari për largim.
Halit Valteri i bën thirrje partive të tjera që mos bëjnë përpjekje për të përçarë opozitën e re parlamentare.
Halit Valteri: PD bën mirë të distancohet nga të tilla lëvizje, PS, LSI apo faktorë të jashtëm të distancohen sepse nuk do të arrijnë ta përçajnë opozitën e re.
g.kosovari