FMN-ja rishikoi sot në rënie parashikimet e saj të rritjes ekonomike në zonën euro për vitin 2020, për shkak të situatës së Gjermanisë, shumë e prekur nga tensionet tregtare dhe ”zhgënjimet” e industrisë së saj të automobilave.
Për vitin e ardhshëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar tashmë një rritje prej 1,4% në 19 vende që kanë miratuar monedhën unike, nga 1,2% në vitin 2019.
Në parashikimin e muajit korrik, FMN tha se rritja ekonomike do të ishte 1,6% në 2020 dhe 1,3% në 2019.
/a.r