Markelian Kuqo është gjyqtari i gjykatës së Korcës që mori sot një telefonatë ku i thoshin se i kaznë vendosur bombë në mjetin e tij, por që pas kontrollit policor, në mjetin e tij nuk u gjet asgjë e dyshimtë.
Emri i këtij gjyqtari u lakua disa kohë më parë për shkak të një vendimi për lirimin nga burgu të atij që cilësohet si vrasesi i “të fortit te Tiranës”.
Kuqo është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.
Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm në Itali, por me sjelljen e dosjes në Shqipëri ai kërkoi gjykim të shkurtuar, duke pranuar të gjitha aktet e akuzës, çka e çon dënimin përjetë në 25 vite burg.
Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo vendosi të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti.
Kjo solli edhe reagimin e ministres së Drejtësisë e cila e kallëzoi penalisht gjyqtarin e tani është në hetim.