Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë, personat që nuk shikojnë kërkojnë më tepër vëmendje.
Përmes një marshimi të organizuar në qytetin e Lezhës personat me shikim të kufizuar kanë ngjitur edhe problematikat që i shqetësojnë ku infrastruktura dhe punësimi mbeten problemet më të mëdha.
Dita e shkopit të bardhë simbolizon përpjekjen e të personave me shikim të kufizuar për integrimin e tyre në shoqëri dhe përmirësimin e standardeve të jetesës.
Por si çdo vit kërkesat e tyre janë të njëjta gjë e cila do të thotë se fjalët e tyre deri me tani kanë renë në vesh të shurdhët. /l.m