Një sasi e konsiderueshme lënde eksplozive është gjetur orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal.
Mësohet se lënda u zbuluar në verandën e lokalit „Çomi“ në kryeqytet, lokal ky i ndodhur pranë zonës së ‚Pallatit me Shigjeta‘.
Forca të shumta policie kanë rrethuar lokalin, për të siguruar kështu perimetrin. Ndërkohë, hetimet për zbulimin e qëllimit dhe autorëve të lëndës plasëse vazhdojnë.