Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar qëndrimin e Gjermanisë para mbledhjes së ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Balla ka shpërndarë në Twitter deklaratën e ministrit të Jashtëm gjerman Michael Roth dhe e falenderon për mbështetjen.
Sipas Ballës si Shqipëria edhe Maqedonia e Veriut e meritojnë hapjen e negociatave.
“Mirënjohës për Gjermaninë për një kristal kaq të qartë pozicioni në favor të fillimit të bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të BB.”, shkruan Balla.
Grateful to Germany for such a crystal clear?? position in favour of starting accession talks with ????. Both deserve this step ahead as both countries have shown strong commitment on strong reforms. The Justice Reform in Albania is a model for the other WB countries. https://t.co/RqJr0PC75Y
— Taulant Balla (@taulantballa) October 15, 2019