Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan Andon Lapa është vënë nën hetim nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik.
Sipas policisë në vitin 2015 Lapa ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin. Ish-drejtori akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i vulave , i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i polisisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
A.L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish- Drejtor i Aluiznit në Elbasan, për veprat penale, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe ” Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin .
G.B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale ” Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /l.m