Si sot 5 vite më parë, Shqipëria luante në Serbi, në një ndeshje ku autoritetet serbe ndaluan çdo simbol shqiptar, ndaluan tifozët, vërshëllyen himnin dhe tentuan të ishin Zot në fushë. Gjithçka dukej se po shkonte mirë në fushë, me kuqezinjtë që po sulmonin pavarësisht vërshëllimave dhe sharjeve nga tifozeria serbe.
Në minutën e 42 të ndeshjes, në stadium shfaqet “AUTOCHTHONOUS”, një flamur me hartën e Shqipërisë etnike ku krah hartës, kishte portretin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kjo kryevepër që bëri krenar popullin shqiptar dhe ndihmoi Kombëtaren të shkonte në Europian, ishte një shpikje e Ballist Morinës!
Sot, 5 vite më vonë, Ballist Morina ka rrëfyer ekskluzivisht për “VipSport.al” historinë e tij, sa e ka ndryshuar ajo ditë jetën e Ballistit. Ai pranon se ka vuajtur, nuk ka pasur mbështetje nga shteti por gjithsesi, nuk është penduar dhe pa më të voglin dyshim do ta bënte sërish diçka të tillë.
Ismail, sot bëhen plot 5 vjet nga “Autochthonous” në Beograd. Sa ndikim ka sjellë në jetën tuaj?
Kuptohet që shumë ndikim! Duke nisur nga aspekti negativ, përndjekja shtetërore e autoriteteve serbe kryesisht dhe mënyra të tjera private nga individë të caktuar por pa anashkaluar edhe rolin negativ nga ana e shtetit shqiptar që sidomos në ndalimin tim në Kroaci ka qenë vendimtar. I referohem sekuestrimit të pasaportës sime në mënyrë antiligjore, gjë që u bë shkak që të ndalohesha për verifikime të mëtejshme ku rezultoi pastaj me nominativin tim në INTERPOL.
Kuptohet edhe ana pozitive ka hapësirën e vet në këtë histori, respekti, dashuria që kanë njerëzit ndaj meje është diçka shumë çmueshme. Shumë individë të tjerë e kërkojnë për famë një gjë të tillë kurse mua më pëlqen ekskluzivisht në rrafshin njerëzor, pra kontakti me njerëzit më bën të ndihem mirë dhe krenar.
Nëse do të ishe sot dhe do të dije pasojat pas atij moment, a do e përsërisje diçka të tillë?
Nëse do të thosha që nuk do e përsërisja një gjë të tillë në ditët e sotme, i bie që të kundërshtoj vetën në pyetjen e mëparshme që më bëtë. Kuptohet që ka shumë faktor që ndikojnë duke nisur nga mosha, pasi Ballisti nuk është më i 5 viteve me parë ku ngjitej mbi kishë si Spiderman por nëse pyetja ishte që nëse do e ribëja sa i përket aspektit mental, pa më të voglin dyshim!
Duke lënë mënjanë shtetet dhe ligjet, sa ka ndryshuar imazhi i Ballistit në sytë e tifozëve?
Imazhi i im në sytë e tifozëve është shumë mbresëlënës dhe këtë e shoh, e eksperimentoj vetë kur kam kontakt nga afër me ata, por ka një gjë qe nuk e honeps dot. Kjo nuk lidhet shumë me personazhin tim si Ballist Morina sa lidhet me veprën “AUTOCHTHONOUS”, që shpeshherë mundohet që ky rast, kjo vepër të ngelet në ambientin e tifozëve dhe këtu kam rezervat e mia pasi besoj fuqishëm që “AUTOCHTHONOUS” është shumë përtej tifozëve dhe shumë përtej çdo individi përfshirë mua në këtë rast. “AUTOCHTHONOUS” është akademi në vetvete!
Dhe për të i’u rikthyer pyetjes suaj, gëzoj një pozicion shumë të këndshëm mes tifozave.
Vite më parë isha në vizitë në Gjilan dhe dy tifozëritë e qytetit “Skifterët” dhe “Intelektualët” kanë rivalitet të madh por në moment që mësuan që unë do të shkoja në vizitë, më pritën të dyja palët së bashku, pra çdo rivalitet e lan mënjanë për sa isha i pranishëm.
Kjo nënkupton qartë respektin që kanë tifozët shqiptarë në përgjithësi për mua pa anashkaluar gjestin e madh që bënë dy tifozeritë. Jam ndjerë shumë krenar me ata!
Pas atij momenti ke pasur shumë vështirësi me shtete të ndryshme por edhe shtetin shqiptar siç e përmendët. A të ka bërë kjo sjellje të pendohesh për ndonjë moment?
Pavarësisht vështirësive që citova më sipër, apo le të themi edhe ajo periudhë kur isha në burg dhe jashtë që më pamundësonte kontakt normal me familjen nuk më ka bërë për asgjë të pendohem. Po të kishte pasur diçka për t’u penduar do e kisha bërë para se të shkoja në Beograd pasi që vështirësitë dhe rreziku ishte shumë më i madh se çfarë pasoi pastaj në jetën time. Pendesa shpeshherë mund të nënkuptohet si element pjekurie ose dobësie te një person, sipas rrethanave që personi ndodhet por në rastin tim besoj që kam më shumë element pro që të ndihem krenar se sa të pendohem dhe te mohoj idealet e mia personale.
Nëse do të ishe sot dhe do të dije pasojat pas atij moment, a do e përsërisje diçka të tillë?
Nëse do të thosha që nuk do e përsërisja një gjë të tillë në ditët e sotme, i bie që të kundërshtoj vetën në pyetjen e mëparshme që më bëtë. Kuptohet që ka shumë faktor që ndikojnë duke nisur nga mosha, pasi Ballisti nuk është më i 5 viteve me parë ku ngjitej mbi kishë si Spiderman por nëse pyetja ishte që nëse do e ribëja sa i përket aspektit mental, pa më të voglin dyshim! (Vipsport) /l.m