Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mesditën e kësaj të hënë grupin parlamentar socialist.
Burime nga Grupi i PS bëjnë me dije se në këtë mbledhje është dalë në përfundimin se për çështjen e presidentit, Ilir Meta do të pritet publikimi i raportit përfundimtar të Venecias, nga ku do të hartohen një dokument shpjegues hapat që do të ndjekin.
Nga ana tjetër Rama u ka kërkuar deputetëve që të nisin punën për buxhetin e vitit 2020.
Mësohet kreu i qeverisë u ka kërkuar deputetëve socialist edhe miratimin sa më shpejt të paketës rezoluta e PE si pjesë e paketës anti-shpifje. Kjo paktë mes të tjerave autorizon AMA-n që të mbikëqyrë edhe median elektronike, duke përfshirë edhe publikimet online apo çfarë është më e rëndësishmja ndalimin e ndërhyrjes së huaj elektorale përmes financimit me burime nga kompani guacka, prapa të cilave ka prova se fshihet Rusia.
/a.r