Është një e diel si të tjerat. Një ditë e butë vjeshte ku askush nuk kujtohet se kreu i shtetit ka thirrur shtetasit e tij në një ditë “private” zgjedhjesh.
Sot janë zgjedhjet e shpallura nga presidenti për pushtetin vendor. Sipas tij, tani duhej të ishim duke votuar nëpër shkolla e çerdhe. E megjithatë askush s’e degjoi Ilir Metën në sfidën inatçore të shtyrjes së zgjedhjeve. S’e dëgjuan socialistët të cilët vijuan punën e tyre duke votuar të vetëm në 30 qershor, s’e dëgjuan as demokratët, të cilët kurrë s’e pranuan 13 tetorin. S’e dëgjuan as ndërkombëtarët, të cilët nuk pranuan asnjëherë shtyrje zgjddhjesh, por bënë thirrje të votohet në qershor.
Të fundit që s’e dëgjuan ishin ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët konkluduan se kreu i shtetit s’ka kompetencë të shtyjë zgjedhjet. Madje-madje, po të shohësh fotot vulgare me shishe birre në dorë nga gjiri i Lalzit, që presidenti hedh në rrjet, kupton se 13 tetorin s’e ka pranuar as vetë Ilir Meta. Është një ditë si gjithë të tjerat, kur presidenti lahet në plazh. Ta lemë të lahet se ndoshta i vijnë mendtë…
Albania is the country!!!! . Albania is a joke lived by the jokers … And ain’t no bull.