Misioni OSBE/ODIHR do të vijë javën tjetër në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se misioni OSBE/ODIHR do të qëndrojë në Tiranë nga data 14 deri në 17 tetor.
Në Shqipëri do të vijë shefja e misionit Audrey Glover OSBE/ODIHR, Këshilltari për Zgjedhjet Alexey Gromov, Këshilltari Oleksii Lychkovakh dhe Koordinatori Raul Muresan.
Misioni i OSBE/ODIHR do të paraqesë raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Në raportin paraprak, OSBE/ODIHR tha se votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike, ndërsa vlerësoi me pozitivitet votimin në një klimë të qetë dhe paqësore dhe po ashtu dhe procesin e numërimit.
ODIHR theksoi se qytetarët, sidomos ata që punonin për administratën publike, u përballën me presione direkte dhe indirekte për të demonstruar preferencat e tyre politike./l.m