Për një ekonomiste si ajo, ka ikur koha e princit të kaltër, pasi një lidhje funksionon vetëm mbi interesa të përbashkëta. Me një kupë Miss-i dhe diplomë në Bankë e Financë në Londër, 26- vjeçarja Nikita Preka ia ka dalë të punësohet në një kompani konstruksioni dhe investimesh në Dubai.
Por e pranishme në evente ndërkombëtare si modele dhe eksperiencës si reportere e garave të makinave sportive për një kompani në SHBA, ajo ka pasur rastin të takohet me shumë futbollistë të njohur e sheikë me emër.
Ajo zbulon arsyen pse ajo si shumë vajza të bukura dhe të suksesshme e ka të vështirë të gjejë dashurinë e vërtetë.
Një Miss shqiptar, që njihet më shumë jashtë sesa në vendlindje. Si mund të prezantohesh?
Të ka ndodhur të jesh pranë futbollistëve të famshëm, duke qenë se modelet apo Miss-et janë targetgrupi i tyre?
Futbollistë të famshëm gjithmonë takoj gjatë eventeve të ndryshme ku kam qenë e ftuar, në Londër dhe Dubai. Janë shumë të thjeshtë dhe miqësorë. Tashmë punon në Dubai.
Si është jeta atje, në marrëdhënie me meshkujt e ndien veten të përkëdhelur?
Jeta në Dubai është e bukur. Takon njerëz nga e gjithë bota, mund të bësh aktivitete të ndryshme, sporte të ndryshme e të tjera. Në marrëdhënie me meshkujt e ndiej veten mirë në çdo shtet që kam jetuar. Mendoj që meshkujt të trajtojnë siç i vendos femra vetë standardet.
Gjithmonë kur përmend Dubain, të vijnë në mendje sheikët. Ka ndodhur të takohesh me ndonjë prej tyre dhe do ta dëshiroje martesën me një sheik?
Po, kam takuar sheikë në shumë vende, jo vetëm në Dubai. Janë njerëz të respektuar nga shoqëria dhe mikpritës. Martesën nuk e mendoj, por ‘never say never’.
Është kthimi në Shqipëri një opsion për ty dhe ku e sheh veten në televizion?
Për momentin, kthimin në Shqipëri nuk e shoh si mundësi, por në të ardhmen, asnjëherë nuk i dihet. Shqipëria është vendi im dhe në të ardhmen mendoj të investoj në Shqipëri. Nuk është se kam ndonjë qëllim në lidhje me televizionin, por unë televizionin dhe modën i bëj për pasion.
E ke provuar dashurinë deri tani dhe mendon se vajzat e bukura i vret bukuria e vet?
Dashurinë s’e kam provuar. Vajzat e bukura dhe të suksesshme që takoj e kanë të vështirë të gjejnë partnerin ideal, ngaqë ato kanë standarde të larta, ndërsa meshkujt nuk dinë se çfarë kërkojnë nga ana tjetër.
Sa i takon karakterit tënd femëror, në marrëdhënie me gjininë tjetër je racionale si financierët apo emocionale si Miss-et klasike, që besojnë ende te princi i kaltër?
Unë nuk besoj te princi i kaltër, besoj më shumë në “mutual interest” (Interesa të përbashkëta).
Elegante dhe në formë, cili është sekreti për të shijuar fizikun e Miss-it gjithë jetën?
Unë ndjek një regjim të shëndetshëm, pasi kujdesem për ushqimet. Po ashtu, kam një jetë shumë aktive, kjo më bën të djeg kalori dhe të mos mendoj për ushqimin./panoramaplus
g.kosovari