Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2019 i është dhënë Kryeministrit të Etiopisë, Abiy Ahmed.
Atij iu dha çmimi për përpjekjet e tij për “arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.
Etiopia arriti një marrëveshje paqeje me Eritrea vitin e kaluar, duke i dhënë fund një ngërçi ushtarak 20-vjeçar pas luftës së tyre kufitare 1998-2000.
Çmimi me vlerë rreth 730,000 paudon ose 900,000 dollarë do të jepet në Oslo në dhjetor.
Gjithsej 301 kandidatë ishin nominuar për çmimin prestigjioz, përfshirë 223 individë dhe 78 organizata./l.m