Kreu i Drektorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka reaguar me ashpërsi për situatën e krijuar mbrëmë.
U deshën vetëm pak minuta shi që dhjetëra hektarë tokë, banesa dhe rrugë u mbuluan nga uji në Laç.
Përmbytja nuk ka kursyer as DRSHTRR-në e Laçit, ku zyrat janë mbuluar totalisht nga uji. Gonxhja ka publikuar fotot ku shihen nën ujë, kabllokt, arkivat e shaktërruar etj. Teksa e cilëson këtë si një turp , drejtori zbulon edhe projektin e ri.
“Mos habitemi hiç! Kjo është gjendja që gjetëm në DRSHTRR Laç! Sa herë i teket motit uji vjen deri në gju! Për punë ditësh nis ndërtimi i ri, zgjidhja ndaj përmbytjeve, sistemimi nga e para për gjithë këtë drejtori që mbulon numër jo të vogël shërbimesh e qytetarësh! Turp është, shumë turp, por s’kemi si ta fshehim – kështu është kur me vite e vite shikohej nga qielli, pa projekte, pa vullnet e pa pikën e merakut! Kjo situatë merr fund dhe në vitin 2020 s’do fusim më ujë!”, shkruan ai. /l.m