Ekipet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot do të takohen për t’u dakordësuar për programin qeverisës.
Kështu ka deklaruar Vjosa Osmani e LDK-së, pas takimit të djeshëm me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, e cila nuk ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e takimit.
Megjithatë, ka shtuar se “vetëm Lëvizjen Vetëvendosje e shohin si partner që mund të qeverisim, por fillimisht duhet mirëbesimi nga të dy subjektet”. /l.m