Lajmi se austriaku Peter Handke u nderua me Nobelin në Letërsi ditën e sotme, ka shkaktuar mjaft polemika. Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, ka shkruar në Twitter opinionin e tij lidhur me çmimin, duke shprehur mospajtim me nderimin një figure kaq të diskutuar për qëndrimet e tij pro “kasapit” të Ballkanit, Slobodan Milosheviç.
Në Twitter Rushdie ka replikuar me mjaft ndjekës nga Serbia, të cilët kanë nisur kritikat e tyre ndaj shkrimtarit, madje duke e quajtuar edhe ziliqar për çmimin që mori Handke, informon dritare.net.
Dhëmbë për dhëmbë kanë qenë dhe përgjigjet e Salman, të cili duket se e ka irrituar shumë ky çmim.
Një nga njerëzit që i ka drejtuar mesazh, Rushdie ka qenë dhe Vlora Çitaku, e cila thotë: ” I dashur Salman. Besoj e lexove lajmin për fituesin e fundit të Nobelit në Letërsi. Jam e shokuar. Është një shuplakë fytyrës për gjithë viktimat e Milosheviçit.
Ndërsa Rushdie ia ka kthyer se qysh para 20 viteve ai ka shkrua për idiotësitë e Handkes. “Jam.dakord me ty”, shkruan ai.
/a.r