Shpallet në kërkim ndërkombëtar njeriu që turbulloi ujrat në politikën shqiptare, Dritan Zagani.
Zagani akuzoi ministrin e Brendshëm për lidhje me trafikantët e drogës është shpallur në kërkim nga Interpoli.
33-vjeçari nga Bushati i Shkodrës, ish-shef i Antidrogës në Fier, u arrestua kohë më parë për dekonspirim të një aksioni policor pas një kërkese të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa.
Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, Zagani u la me arrest shtëpie dhe më pas u largua drejt Italisë.