Është zbardhur ngjarja e rëndë që ndodhi gjatë dorëve të para të ditës së sotme ku mbetën një i vrarë dhe një i plagosur.
ABC News raporton nga Kavaja se ishte Dritan Hoxholli ai që hyri në shtëpinë e gruas, të cilës i kërkonte medoemos që të rilidheshin pasi kishin patur një raport më parë.
E ndjerë e kërcënuar, gruaja i ka kërkuar ndihmë të afërmve të saj si edhe policit B.Toci, i cili bashkë me të afërmit e zonjës ndodhej brenda shtëpisë.
Në këtë moment, në shtëpi ka hyrë Dritan Hoxholli me kallashnikov në dorë duke qëlluar ndaj atyre që ishin brenda.
Në këtë moment Toci i është përgjigjur me armën e shërbimit duke e lënë të vdekur në vend.
Në foton e siguruar nga abcnews.al duket fotoja e Hoxhollit pa jetë pas konfliktit me a
rmë.