Akademia suedeze do të bëjë të ditur emrat e dy laureatëve për Çmimim Nobel të Letërsisë.
Vitin e kaluar kjo ceremoni është anuluar për shkak të një skandali seksual.
Në mesin e favoritëve janë Anne Carson, Margaret Atëood, dhe Lyudmila Ulitskaya.
Ndërkaq, Akademia Suedeze në Stokholm ka bërë ndryshime të jurisë, duke emëruar anëtarë të rinj pas situatës së vitit të kaluar, që kishte përfshirë shkelje siç është konflikti i interesit dhe ngacmimet seksuale.
Bashkëshorti i anëtares së Akademisë, Katarina Frostenson është dënuar me 2 vjet e gjysmë burg pasi është dënuar për dhunim. Pas kësa Frostenson larguar nga akademia.
Çmimet Nobel për këtë vit deri më tani janë ndarë në mjekësi, fizikë dhe kimi.