Kryebashkiaku i Borgosesias në Itali, Gianluca Buonanno, i cili është edhe parlamentar ka shokuar opinionin, pasi i ftuar në një emision për të folur rreth vetëmbrojtjes ka treguar armën e zjarrit tip pistoletë live në ekran.
Gazetarja i ka thënë se duhet që të largojë pistoletën por kryebashkiaku i thotë se është pa karikator.
Buonanno sqaroi se arma ishte pa plumba dhe ia kishte marrë borxh një polici bashkiak për të treguar një model arme për vetëmbrojtje.