Pas lajmit se në Slloveni, vetëm brenda një dite vërshuan rreth 12 mijë emigrantë, forcat e rendit i janë vënë punës dhe kanë arritur që pas hetimeve, të ngejnë një padi penale ndaj 21 personave që trafikonin emigrantë shqiptarë drejt vendeve të BE. Personat janë shtetas nga Sllovenia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria.
Ljamin e bëri të ditur agjensia sllovene e lajmeve, STA.
Sipas kësaj agjencie, këta persona kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit të 49 qytetarëve shqiptarë drejt vendeve të Bashkimit Europian.