Partia Demokratike përmes deputetit Gent Strazimiri hodhi akuza drejtuar Kryeministrit duke shpjeguar sipas saj mënyrën sesi Rama mbuloi vjedhjen e fondeve të OSHEE. Strazimiri tha se deputeti socialsit, Sadri Abazi është përfitues i një shume prej 970 milionë lekësh dhe se nipi i tij, është përfaqësuesi ligjor i firmës që Kryeministri Ramam, dje në parlamanet, tha se është kosovare.
“E mbrojti dje Edi Rama në parlament dhe në emisionin opinion deputetin e tij Sadri Abazi, përfitues i 970 milionë lekëve, duke thënë se qenka një firmë kosovare ajo që ka marrë paratë, që thjesht i paska zyrat tek pallatet e Sadriut. Gënjen! Alko-Impex, jo vetëm qëllon që i ka ambientet në të njëjtën adresë me Uslugën e Sadri Abazit, të njëjtën zyrë, por ka përfaqësues ligjor Arbër Abazin. Nipi i deputetit të Ramës”, u shpreh Strazimiri.
I mbrojti Edi Rama dhe firmat e tij “Ndreu” dhe “Gjici”, në parlament dhe në “Opinion”, duke thënë se paskan pasur kontrata që në vitin 2009;
Domethënë që në ditën e parë të privatizimit të kompanisë;
Domethënë CEZ është plaçkitur që ditën e parë me bashkepunimin dhe përfitimin direkt te “rilindasve” dhe të Edi Ramës.
Çështja është se plaçkitja vazhdon njësoj edhe tani qe ish-CEZ është kthyer në OSHE, nën administrimin e kryeministrit, madje me të njëjtat shuma marramendese e nga të njëjtët monstra kryeministrore.
Madje, milionat po i marrin tani pa tender, pa njoftim, pra pa konkurence.
Në janar dhe në prill të vitit 2015, para zgjedhjeve lokale, “gjici” mori një herë 220 milionë lekë dhe një herë 110 milionë lekë.
Me një goditje, pa tender, “ndreu” mori me 16 mars të vitit 2015, 199 milionë lekë.
Për të paberat dhe plaçkitjen që CEZ në bashkëpunim të ngushtë me monstrat rilindase u bëri shqiptareve, Sali Berisha dhe qeveria demokratike zgjidhi kontraten dhe rimori në administrim kompaninë, duke filluar procedurat e dëmshpërblimit në arbitrazh.
Kryemonstra-Kryeminister, prapësoi gjithçka, pikërisht sepse plaçkitja e OSHE duhet të vazhdonte me të njëjtat ritme, nga të njëjtat monstra të pangopura për të njëjtat arsye.
“Varfërim e nënshtrim i shqiptarëve, që votën t’ua blejë me lirë”…
Kjo qeveri monstrash, armik ka gjyshen 99 vjeçare të Mirditës dhe mijëra të tjere në të gjithë vendin që varferia e padrejtesia po i çon deri në vetvrasje.
Koha po mbaron! Ka ardhur dita të pastrojme këtë vend nga MONSTRAT pa shpirt!” tha Strazimiri.