Merih Demiral, mbrojtësi i Juventus-it, ka folur nga grumbullimi i Turqisë për ndeshjet e ardhshme kundër Shqipërisë dhe Francës, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020.
“Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse do të arrijmë të fitojmë kundër Shqipërisë, do të rritet vetëbesimi i skuadrës. Mendoj se këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme dhe shpresoj që të marrim rezultate të mira”, ka thënë Demiral.
“Ndihem shumë mirë me shokët e repartit. Kemi luajtur bashkë kur kemi qenë të rinj dhe ka qenë shumë e bukur të bashkohemi në kombëtaren e të rriturve”.
“E dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Shpresojmë ta kurorëzojmë këtë eksperiencë me një kualifikim në Europian dhe të ndjekim ëndrrat tona fantastike”.
Turqia dhe Shqipëria do të ndeshen të premten në mbrëmje në Stamboll. Turqit kryesojnë Grupin H me 15 pikë, ndërsa kuqezinjtë janë në vendin e katërt me 9 pikë pas gjashtë ndeshjesh.
/a.r