Nuk mbarojnë telashet në Kosovë, por sot priten vërtetë turbullira. Deputetët e opozitës kanë nisur të shkojnë në Parlament, ndërkohë që seanca është thirrur për në orën 16:00 Në fotografitë që ka siguruar Gazeta Express, shihet se tashmë kanë arritur në Kuvend deputetët e VV-së e të AAK-së, si Visar Ymeri, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi, Pal Lekaj, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Glauk Konjufca, Albin Kurti etj.
Opozita ka paralajmëruar se nuk do ta lejojnë mbajtjen e seancës, ndërkohë nuk dihen ende veprimet që do t’i ndërmarrë Kryetari i Kuvendit, në rast të rrëshqitjes të situatës.