Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka marrë vendim sot që të rinumërohen votat në 303 kuti, raporton zeri.info.
Kjo pasi, siç është thënë në mbledhjen e sotme, ka pasur disa probleme teknike sa i përket vendosjes së të dhënave nëpër formularë.
Ditën e djeshme u shpallën të pavlefshme ankesat e LDK-së, PDK dhe Nismës, të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën.
/a.r