Ish komisari për Zgjerim i BE-së Guenter Verheugen ka shprehur bindjen se kushti për Serbinë nuk është njohja e Kosovës, por vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të.
Por, siç transmetojnë mediet serbe, ai ka tërhequr vërejtjen se Kapitulli 35 mund të shfrytëzohet si mekanizëm për kontrollin e shpejtësisë së eurointegrimit të Serbisë.
“Ky kapitull, që ka të bëjë me Kosovën, do të mund të bëjë që negociatat të zgjaten në pafundësi. Këtë duhet pasur parasysh”, citon Koha. net deklaratën e Verheugen dhënë Tanjugut