Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri i ka dërguar ftesë sekretarit për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso për të marrë pjesë në tryezën për Reformën Zgjedhore e cila zhvillohet në orën 10:00 të paradites së nesërme.
“Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite:”Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor” Bashkëlidhur po Ju nis minutat e konferencës “Të mohuar nga sistemi: ndërtimi i një sistemi gjithëpërfshirës për të mbrojtur demokracin딓, thuhet në ftesën e Gjiknurit.
Kjo mbledhje vjen pas tryezës së thirrur nga OSBE, ku e pranishme ishte edhe opozita parlamentare, në të cilën propozoi ngritjen e një strukture të posaçme edhe me prani ndërkombëtare për këtë reformë.
Reforma zgjedhore është një nga dy kushtet e Gjermanisë për nisjen e negociatave dhe kryeministri Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog opozitës. Por Lulzim Basha i vendosi kushte. Pesë pikat e dërguara nga opozita për zgjidhjen e krizës politike, kanë në thelb Reformën Zgjedhore.
Përveç kushtit për largimin e Gjiknurit nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore tashmë opozita joparlamentare kërkon edhe largimin e Rudina Hajdarit si përfaqësuese e opozitës së re nga bashkëdrejtimi i këtij komisioni.
Por kryeministri Rama deklaroi se reforma zgjedhore është kusht për negociatat dhe koha nuk pret prandaj shumica do të miratojë draftin sipas rekomandimeve të OSBE-së. Drafti i PS-së së 2018 që pranon kushtet kryesore të PD-së dhe OSBE-ODIHR-it.
g.kosovari