Kryetarja e LSI-se, Monika Kryemadhi ka dale sot me nje apel ne mbrojtje te Kopshtit Botanik, duke kerkuar nga te gjithe mbeshtetje dhe bashkim per kete kauze te rendesishme jo vetem per arsimin.
Ajo kthehet ne kete vend, si ish-studente e Fakultetit të Shkencave të Natyrës e degës Biokimi për të cilën thote se ka zhvilluar orë dhe javë të tëra mësimi, ekspetide.
“E ndjej si obligim moral për këtë mesazh suportues dhe bashkues me pedagogët e Universitetit të Shkencave të Natyrës”- thekson ajo, duke shtuar se “Nuk do dëshironim që e vetmja gjë dhe e vetmja pasuri që i ka ngelur Fakultetit të Shkencave të Natyrës të betonizohet siç po betonizohet çdo gjë në Tiranë”.
Kryemadhi, thekson me tej, se nje specie ka mbetur e pastudiuar e kerkon te studiohet.
“Në fakt një specie nuk e kemi studiuar të cilën duhet ta studiojmë, specien e Rilindjes, e cila po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm pronat e shqiptarëve, nuk po pushton çdo ditë e më shumë jo vetëm ditën e shqiptarëve por pushton edhe të ardhmen e shqiptarëve. Idiokracia e Rilindjes, që kërkon që çdo institucion të arsimit ta kthejë në përfitim dhe lavatriçe të pastrimit të parave, është një ndërhyrje dhe ndërgjegjësim i të gjithë shqiptarëve, pa dallim politik. Sot duhet të japim mbështetjen tonë për dijen, sepse vetëm kështu mund të shpëtojmë të ardhmen tonë.”, thote ajo.
g.kosovari
Lavatrice je ti moj fare e keqe, megjithe familjen tende te orkeve.
Un jo se le ment per rilindjen po kur e shan ti moj rrota k. nuk me duket edhe aq e keqe….