Seanca e sotme plenare ka nisur me një paralajmërim nga deputeti Kujtim Gjuzi për kryetarin e Kuvendit, pasi e akuzoi se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.
“Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve” tha ai.
Ndërkohë që kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi u përgjigj duke thënë “Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet” tha ai. /l.m