207 forca policie janë angazhuar në një superaksion të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatet e kryeqytetit, për kapjen e personave në kërkim, duke ushtruar kontrolle në 50 banesa.
Si rezultat i kontrolleve të kryer, janë kapur 14 persona të shpallur në kërkim nga drejtësia.
Të arrestuarit kërkoheshin për vepra të ndryshme penale, sk “plagosje e rëndë me dashje”, “kanosje”, “shpërndarje dhe shitje të lëndëve narkotike”, “vjedhje”, “vjedhje banesash”, “vjedhje të energjisë”, e të tjera.
Policia ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.