Një ditë përpara vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka zhvilluar një takim të shkurtër me ambasadorin e SHBA Donald Lu.
Para këtij takimi Meta ka patur një tjetër, atë me kryeministrin Rama dhe një sërë figurash kryesore të PS e LSI, në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e dekriminalizimit.
Në takimin me ambasadorin LU, i cili zgjati rreth 30 minuta, besohet se në fokus të diskutimeve të kenë qenë pikërisht dy cështjet, reforma e gjyqësorit dhe ajo e dekriminalizimit.
Në takim ka qenë i pranishëm edhe zv. Ambasadori i SHBA-ve, David Muniz.
Ditën e nesërme kryeparlamentari niset drejt SHBA-ve, ku mësohet se do të marrë pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Kongres, thelbi i të cilit fokusohet tek bashkëpunimi i vendeve anëtare të NATO-s.