Investimi më i madh prodhues i letrës dhe kartonit në Shqipëri, vijon me linja të reja ambalazhimi për Shqipërinë rurale. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “me linjat e reja për prodhim materialesh të tjera ambalazhuese, sektori bujqësor e agropërpunues do të plotësojë në vend dhe me cilësi, një pjesë të konsiderueshme të kërkesës”.
“Bledi ka ndjekur nga afër linjën e prodhimit, ku gjithçka përmes riciklimit të letrës, duke mbrojtur edhe mjedisin. Shqipëria që duam”, tha Rama. Në prej prodhuesve më të mëdhenj të letrës dhe kartonit në Shqipëri, me qendër në Durrës, operon prej më shumë se një dekade nëpërmjet riciklimit të letrës, një formë miqësore me mjedisin e cila përdoret gjerësisht sot nëpër botë.
Shumë prej fermerëve dhe sipërmarrësve të agropërpunimit në Shqipëri furnizohen pikërisht prej kësaj kompanie. Kjo fabrikë është një shembull i mirë i bizneseve të ekonomisë qarkulluese. /l.m